Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Tiranë, sonte hapet ekspozita “Olbania” e cila prezantohet nga kolektivi artistik ndërkombëtar Alterazioni Video, një nga zërat më të veçantë të artit bashkëkohor që ndërthur imazhin, arkitekturën, filmin dhe kërkimin kritik.
E kuruar nga Sara Dolfi Agostini, në këtë ekspozitë ata eksplorojnë territoret hibride dhe të turbullta të pas së vërtetës, neorealizmit të YouTube-it dhe teknologjive të deepfake-it. Alterazioni Video konceptuan projektin Olbania në vitin 2009, kur u ftuan të merrnin pjesë në Bienalen e 3-të të Tiranës. Titulli vjen nga një gabim i famshëm i lindur në forumet dhe chatroom-et e fillim viteve 2000—një keqshkrim i dukshëm i fjalës Albania, i cili më vonë qarkulloi në rrjetet sociale. Ai u bë etiketa e një territori fiktiv online, që i referohej lirshëm simboleve dhe stereotipeve të mitologjive ballkanike.
Alterazioni Video, është një kolektiv artistësh italianë të themeluar në vitin 2004, i përbërë nga artistët Paololuca Barbieri Marchi, Alberto Caffarelli, Matteo Erenbourg, Andrea Masu dhe Giacomo Porfiri, të cilët jetojnë mes Nju Jorkut, Berlinit, Palermos, Gjenovës dhe Aljezurit në Portugali.
Ata kanë fituar disa çmime, përfshirë çmimin e Festivalit të Filmit Lo Schermo dell’Arte, Firence (2011), Çmimin Paul Thorel, Napoli (2024) dhe Çmimin Tosetti Value Photography Award / Artissima, Torino (2025)./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.