Oklahoma City Thunder ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme në NBA.
Kevin Durant me shokë arritën fitoren e 6-të radhazi me skuadrën e trajnerit Billy Donovan që tashmë ka siguruar matematikisht kualifikimin në play-off kur i mbeten edhe 10 ndeshje të tjera për të luajtur në sezonin e rregullt.
Për të blinduar edhe vendin e 3-të në konferencën e Perëndimit, Oklahoma shpartalloi në Chesapeake Energy Arena, Utah Jazz me shifrat e thella 113-91.
Kevin Durant me 20 pikë 9 rebound dhe 8 asiste ishte heroi i padiskutueshëm i vendasve në këtë sfidë.
https://www.youtube.com/watch?v=vnfF2ENQMCs
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.