Në pritje të duelit të yjeve me All Star Game që do të vihet në skenë këtë të Dielë në Toronto, ishin vetëm 2 ndeshjet që u zhvilluan në mbrëmjen e Nba. Në Chesapeake Energy Arena, Oklahoma City Thunder triumfoi lehtësisht përballë New Orleans Pelicans duke e mundur skuadrën nga Louissiana me rezultatin e thellë, 121-95.
Dy yjet e Oklahomës Kevin Durant dhe Rusell Westbrook me nga 23 pikë për kokë udhëhoqën City Thunder drejt një fitoreje shumë të rëndësishme që erdhi vetëm 1 ditë pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike pas një aksidenti rrugor të bashkëshortes së trajnerit të dytë të ekipit Monty Williams.
Nuk ishte për basketbollin mendimi i parë në shtëpinë e City Thunder por për ndarjen nga jeta të Ingrid Williams bashkëshortes së Monty Willams ish trajnerit të Pelicans tashmë në rolin në asistentit të teknikut Billy Donovan te Oklahoma.
Sfida nisi me një minutë heshtje në nder të viktimës, ndërsa më pas menduan Westbrook e Durant për të dhuruar spektakël. Mvp-ja i All Star Game gjatë sezonit të kaluar përvec 23 pikëve ndihmoi të tijët edhe me 10 asiste dhe 3 rebound ndërsa Durant u mjaftua me 23 pikë 6 asiste dhe 3 topa të zotëruar poshtë tabelës.
Si për koencidencë edhe te Neë Oreleans Pelicas ishin dy basketbollistët që u ndalën në kuotën e 23 pikëve në këtë sfidë pikërisht Anthony Davis dhe Holiday. Në sfidën tjetër të mbrëmjes Milwaukee Bucks koleksionoi suksesin e 23-të sezonal pasi mundi në Bradley Center të Wisconsinit, Washington Wizards me shifrat 99-92. Fantastik Chirs Middleton për vendasit me 24-vjecarin nga Charlesston që koleksionoi në total 27 pikë 9 asiste dhe 6 rebound.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.