Ka përfunduar finalja e parë e konferencës perëndimore të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Oklahoma triumfoi përballë Minnesotas me rezultat 88 me 114, në një ndeshje goxha të fortë që u transmetua ekskluzivisht në Artmotion, në orët e para të së mërkurës.
Dy çerekët e parë i takuan Minnesotas (23:20 dhe 25:24), por dy të tjerat u dominuan totalisht nga mysafirët (18:32 dhe 22:38).
Ylli i ndeshjes padyshim ka qenë Shai-Gilgeous Alexander, i cili arriti kuotën e 31 pikëve, me 5 reboundsa dhe 9 asistime.
Ndërsa te skuadra mysafire, yjet ishin Julius Randle që shënoi 28 pikë dhe Anthony Edwards me 18 të tilla.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.