Kele Okereke e ka performuar këngën e tij protestuese, “Kettling” si përgjigje ndaj trazirave që erdhën pas vrasjes së George Floyd.
Floyd, një afro-amerikan, vdiq pasi një polic gjatë arrestimit ia mbante gjurin në qafë për disa minuta.
Frontmeni i grupit “Bloc Party”, e shpërndau një video të tij duke performuar nga ambientet e tij shtëpiake këtë këngë të cilën e ka të realizuar po me këtë bend. Në sy gjatë videos së tij bie edhe thënia "Black Lives Matter" në fanellën e tij.
Fjala “kettling” i referohet një taktike të policëve ku zyrtarët policorë formojnë kordone të mëdha në mënyrë që ta kenë nën kontroll turmën brenda një zone të kufizuar.
https://www.youtube.com/watch?v=wjRyNyBr-io
https://www.instagram.com/kele/?utm_source=ig_embed
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.