Lideri i Konferencës Perëndimore në NBA, Oklahoma City Thunder, e ka mundur Los Angeles Lakers mbrëmë me rezultat 136:120 duke u hakmarrë për humbjen e thellë të cilën e pësoi nga ta disa ditë më parë.
Shai Gilgeous-Alexandër ishte më i miri për vendësit dhe i krejt takimit, me 43 pikë të shënuara.
Në anën tjetër, LeBron James realizoi 28 sosh për Verdh e Vjollcët.
Kështu, OKC-ja shnëoi fitoren e 65-të pas 79 takimesh, ndërsa Lakers-at pësuan humbjen e 31-të karshi 48 fitoreve dhe zënë vendin e tretë në këtë konferencë.
https://www.youtube.com/watch?v=CqI20V6hvJw
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.