Lajmet e fundit

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që kujdeset për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka paralajmëruar një fund të mundshëm të punës së saj të ndihmës në Rripin e Gazës.
Juliette Touma i tha programit World At One të BBC Radio 4 se "nëse nuk marrim karburant urgjentisht, do të detyrohemi të ndalojmë operacionet tona në Rripin e Gazës që nga nesër (e mërkurë) mbrëma", transmeton Klan Kosova.