Lajmet e fundit

Në Kongresin botëror të farmacisë që po mbahet në Glasgow, me shumicë votash është votuar sot që edhe Oda e Farmacistëve të Kosovës të pranohet me të drejta të plota në Federatën Internacionale të Farmacisë, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i OFK-së, Arianit Jakupi i cili ka thënë se ky pranim do të ndikojë direkt në zhvillimin e farmacisë në vend dhe rritjen e ndikimit të saj në shoqëri.
''Së bashku me dy nënkryetarët, Dardane Mehaj dhe Gjon Gega, me të cilët po marrim pjesë në këtë kongres, urojmë të gjithë farmacistët për këtë lajm të rëndësishëm'', shkruan ndër të tjera Arianit Jakupi në facebook, njofton Klan Kosova.