Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, u kërkoi të enjten vendeve anëtare të BE-së të punojnë në lehtësimin e disa prej streseve psikologjike që shkaktoi pandemia. Ai shtoi se reformat në shëndetin mendor në zemër të rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike do të kërkojnë shumë guxim dhe qëndrueshmëri.
Këto deklarata i bëri në një konferencë kushtuar raportit të ri mbi shëndetin mendor nga zyra Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Sipas raportit pandemia u shkaktoi dëm psikologjik evropianëve, frika e infektimit me virusin dhe periudhat e gjata të vetë-izolimit, qenë të dëmshme në aspektin mental për shumë njerëz. Ai gjithashtu zbuloi se njerëzit shqetësoheshin nga papunësia dhe aspekti financiar.
OBSH gjithashtu bëri thirrje për më shumë mbështetje financiare për ata që kanë mbetur pa punë. Depresioni dhe ankthi janë ndër çështjet më të zakonshme të shëndetit mendor në rajon, me 44.3 milion të prekur, raporton Deutsche Welle, transmeton Klankosova.tv.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.