Lajmet e fundit

Objekti i vitit 1896, përkatësisht objekti i shkollës së mesme ''Ryzhdie'' në Prizren i është nënshtruar restaurimit.
Korrespodenti i Klan Kosova, Nuhi Salihu në "Ora 7" tha se faza e parë e restaurimit ka filluar me pastrimin e hapësirës dhe përforcimin fillestar të strukturës.
"Kjo ndërtesë sipas drejtuesve të Ministrisë së Kulturës e cila paraqet historinë e arsimit në Prizren dhe që më vonë kishte shërbyer dhe si spital i përgjithshëm, kishte mbetur për vite të tëra e dëmtuar pas vërshimeve, braktisjes dhe zjarrit që e kishte përfshirë në vitin 1992. Punimet e restaurimit do të financohen nga Ministria e Kulturës, ndërsa faza e parë ka nisur me pastrimin e hapësirës dhe përforcimin fillestar të strukturës", tha ai.