Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka vazhduar traditën e tij të publikimit të këngëve të preferuara gjatë vitit që po lëmë pas.
Obama në Twitter ka listuar 30 këngë, në mesin e të cilave bën pjesë edhe shqiptarja, Dua Lipa me këngën "Levitating", njofton Klan Kosova
"Këtu janë disa nga këngët e mia të preferuara të vitit. Si zakonisht, pata një konsultë të vlefshme nga mësuesi ynë i muzikës familjare, Sasha, për ta bërë bashkë këtë. Shpresoj të gjesh një ose dy këngë të reja për të dëgjuar", shkroi Obama në Twitter.
https://twitter.com/BarackObama/status/1340386687898312706
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.