Lajmet e fundit

Ka qenë pikërisht Bush, që në vitin 2003 nënshkroi ligjin që i hapte rrugë ndërtimit të muzeut. Ai dhe bashkëshortja e tij Laura iu drejtuan turmës me një fjalim, që pasoi me këngën e Stevie Wonder, “Where is our love”, shkruan Top Channel.
Nga ana e tij, Obama theksoi se, muzeu i ri duhet të edukojë amerikanët mbi historinë e tensioneve racore, të verifikuara së fundmi në mbarë Shtetet e Bashkuara.
“Si popull, me të drejtë kemi kaluar nëpër historitë e gjigandëve që e ndërtuan këtë vend. Por shpesh herë, me dashje apo pa dashje, kemi zgjedhur të mbulojmë ose të injorojmë eksperiencën e miliona njerëzve të tjerë”, tha Obama.