Manchester City e ka mposhtur Aston Villën në fund të takimit me rezultat 2:1.
Pjesa e parë u mbyll baras, ndonëse City e nisi mirë, ku që në minutën e 7-të kaluan në epërsi me golin e Silvas.
Por, 11 minuta më vonë, Aston Villa vuri sërish baraspeshë në fushë, pasi Rashford u tregua i saktë nga pika e bardhë.
City e dominoi pjesën e mbetur të lojës, por që golin e fitores e gjeti tek në minutën e 94-të të shtesës, ku Nunes shënoi për 2-1.
Me këtë fitore, City gjendet në vendin e tretë me 61 pikë, kurse Aston Villa pozicionohet në vendin e shtatë me 57 sosh.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.