Manchester United po shqyrton mundësinë për të bërë një lëvizje për portierin e Aston Villës, Emiliano Martinez, përpara se afati kalimtar të mbyllet të hënën.
United ka qenë në kërkim të zgjidhjes për problemet në portë dhe ka zhvilluar negociata me Royal Antwerp për portierin belg shumë të vlerësuar, 23 vjeçarin Senne Lammens. Megjithatë, atij i mungon përvoja në nivelet e larta, ndërsa Martinez është fitues i Kupës së Botës me Argjentinën dhe dy herë portieri i vitit sipas FIFA-s, me 197 paraqitje në Premier League.
Pas fitores 3-2 të së shtunës kundër Burnleyt, trajneri i United, Ruben Amorim, pranoi: "Mendoj se është e vështirë të jesh portieri i Manchester United për momentin."
Portierët aktualë, Altay Bayindir dhe Andre Onana kanë bërë gabime tashmë këtë sezon dhe atë të kaluarin.
Klubi kishte pyetur më herët gjatë verës për mundësinë që 32 vjeçari Martinez të vinte në huazim, por Villa iu përgjigj se nuk ishin të interesuar.
Martinez dukej se i kishte dhënë lamtumirën tifozëve të klubit në fund të sezonit të kaluar, por ai u aktivizua në humbjen e javës së kaluar ndaj Brentfordit.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.