Edhe pse merkato verore në Itali është mbyllur, Milan mund të humbasë dy mesfushorë.
Sipas “Tuttosport”, Trabzonspor ka ofruar huazim për Ismael Bennacer, duke paguar të gjithë rrogën e tij. Klubi ka dhënë “ok”, ndërsa lojtari po reflekton.
Ndërkohë, Yacine Adli është në qendër të interesit të Al Shabab në Arabinë Saudite.
Pas huazimit te Fiorentina, që nuk vendosi ta blejë, francezi po mendon seriozisht për një aventurë të re jashtë Evropës, ku mund të sigurojë minuta dhe një kontratë më të majme. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.