Një burrë në Florida është përballur me një situatë të pazakontë.
Ai ishte liruar nga burgu dhe kishte marrë një taksi për ta dërguar në shtëpi.
Mirëpo, 40-vjeçari Charles Folk, nuk kishte pasur para për ta paguar takistin, andaj ishte arrestuar nën akuzë për vjedhje.
Udhëtimi prej 50 kilometrash burg-shtëpi i kishte kushtuar 70 dollarë, shumë të cilën nuk e kishte as Folku, por as motra e cimeri i tij.
Kjo kishte bërë që taksisti ta telefononte policinë, dhe Folk qe kthyer nga aty ku kishte dalë.
Herën e parë ai kishte përfunduar në burg për dëmtim të pronës së tij dhe të cimerit të tij.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.