ADArticle · Billboard Top · Desktop (970×250)970x250
ADArticle · Billboard Top · Mobile (320×100)320x100
Sport
Nuk e arriti NBA-në, e do Kosovën
Eihad Emërllahu është një emër tjetër nga Kosova, që po lë gjurmë në ligat e kolegjeve amerikane, nga të cilat dalin edhe emrat që më vonë bëhen yje e bartës në ekipet e ligës NBA.
Emërllahun në Texas të Amerikës e dërgoi lufta.
Nga vendlindja, fshatin Verban afër Vitisë , ai si dhe afro 1 milion shqiptarë të tjerë, u dëbua nga Kosova në vitin 1999-të.
Dashurinë për basketbollin e kultivoi në Amerikë, transmeton gazeta Olle.
Jehonë me talentin e tij për basketbollin dhe përjetimet e luftës , ai bëri edhe në një televizion Amerikan.
Basketbollit Emërllahu ja pa hajrin, pasi ai nëpërmjet këtij sporti , siguroi bursat për shkollim.
Basketboll nisi të luaj në klasën e 7-të në fillore.
I dalluar që atëherë, mirë i shkoj karriera edhe në shkollën e mesme, për të fituar më pas bursë prej 35 mijë dollarë në kolegjin Newman
Inspirues për të si basketbollist është Kobe Bryant.
Mesatarja e tij prej 14 pikë 7 kërcime e 5 asistime në divisionin e dytë të Ligës së Kolegjeve, ishte e pa mjaftueshme që ai të kaloj në nivele më të larta dhe kështu ëndrra e tij që ta arrij ligën NBA si lojtar është shuar.
Mirëpo ai ka edhe një ëndërr, që një ditë në karrierë e tij të luajë për ndonjë ekip të Kosovës dhe për Përfaqësuesen e Kosovën.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu:
http://gazetaolle.com/nuk-e-arriti-nba-ne-e-do-kosoven/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.