Trajneri i FC Dritës, Ardian Nuhiu, ka komentuar shortin e Ligës së Evropës, pasi do të përballen ndaj Sileksit të Maqedonisë së Veriut.
Sipas Nuhiut, shanset për kalim tutje janë të barabarta nga dy skuadrat.
“Do të jetë një ndeshje interesante. Sipas mendimit tim, shanset janë 50-50 me përqindje”, tha Nuhiu për “sportmedia.mk”, transmeton Klan Kosova.
“Unë kam luajtur kundër Sileksit shumë herë si futbollist, tani do të luajë përsëri kundër tyre por si trajner”.
“Drita ka ambiciet e saj dhe kundërshtari sigurisht që i ka të tij. Unë nuk mendoj se ata janë në avantazh si shkak i terrenit vendas e gjitha kjo pasi ndeshja do të luhet në Shkup dhe unë e shoh si terren neutral”.
Kujtojmë se kjo ndeshje do të zhvillohet me 17 shtator, fituesi i duelit kalon tutje në këtë garë.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.