Denver Nuggets ka fituar serinë ndaj Portland Trail Blazers me rezultat 4:2, në kuadër të rundit të parë të playoff-it në NBA.
Nuggest ngadhënjeu në takimin e gjashtë me rezultat 115:126, i udhëhequr nga Nikola Jokiq që realizoi 36 pikë, përcjellë nga Michael Porter Junior që shtoi 28 sosh.
Në anën tjetër, Damian Lillard me 28 pikë e 13 asistime ishte ylli përherë shkëlqyes i Blazers por i pafuqishëm për ta bërë dallimin i vetëm.
Në gjysmëfinale të Konferencën Perëndimore Nuggets do të luajë kundër Phoenix Suns që sonte e fitoi serinë ndaj kampionit në fuqi, Los Angeles Lakers.
https://www.youtube.com/watch?v=ZroG4qxyIYM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.