Ish i burgosuri politik Selatin Novosella, të amrtën në Mitrovicë ka bërë promovimin e tre librave të rinj të tij, kushtuar veprimtarit të cështjes kombëtare Adem Demaçit.
Autori Novosella, promovimin e këtyre veprave e ka bërë edhe në qytete të tjera të Kosovës dhe ka thënë se qëllimi i udhëtimit të librave, është që t’i afrojë kosovarët shpirtërisht me figurën e Adem Demaçit.
Me rastin e promovimit të veprave në Mitrovicë, Novosella ka thënë se simbolika e këtij qyteti lidhet ngushtë më simbolikën e vetë Demaçit, njofton Klan Kosova.
“Këtu ndodhet ura e Ibrit e cila është simbol i bashkimit dhe në anën tjetër, kemi Demaçin i cili është simbol i bashkimit të popujve”, ka thënë Novosella.
Promovimi i veprave të Novosellës kushtuar Demaçit, është bërë nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit.
Ndërsa, nga ana e tij Bahtiri ka thënë se Adem Demaçi jo që i meriton këto vepra, por për të duhet shkruar edhe 300 të tjera.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.