Piloti francez Clement Novalak ka arritur që të dal triumfues në garën për shpërblimin e madh të Holandës në Formula 2.
Vozitësi i ekipit Trident u tregua i mençur duke arritur fitoren e parë në karrierë në këtë kategori përcjell klankosova.tv.
Krejt kjo u arrit pasi dy pretendentët për titull përfunduan jashtë shtegut.
Fillimisht u përplas Fredrik Vesti e më pas edhe Theo Pourchaire.
Gara e radhës në Formula 2 do të zhvillohet në shtegun e Monzas me 2 shtator dhe transmetohet në Artmotion.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.