Tenisti i njohur, Novak Gjokoviq, është vënë në qendër të kritikave në Serbi, pasi ka vendosur që fëmijët e tij t’i regjistrojë në një shkollë private britanike në Athinë, ndërsa familja e tij ka nisur një jetë të re në Greqi.
Ky vendim vjen në një kohë kur kampioni me 24 tituj Grand Slam është përballur me sulme të ashpra nga qeveria serbe, për shkak të mbështetjes së tij të hapur ndaj protestave studentore në Beograd.
Mediat pranë pushtetit të presidentit Aleksandar Vuçiç nuk kanë kursyer fjalët, duke e cilësuar një ndër figurat më të mëdha të sportit botëror si “patriot të rremë” dhe madje “tradhtar”.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.