Lajmet e fundit

Shërbimet e emergjencës u thirrën në plazhin Coogee Beach, në lindje të Sydney, qyteti më i madh i Australisë, pasi u raportua se një grua 35-vjeçare ishte kafshuar nga një peshkaqen i madh rreth 30 metra larg bregut, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Gruaja u nxor nga uji nga persona që ndodheshin pranë dhe ata i dhanë ndihmën e parë menjëherë,” tha policia në një deklaratë.
Sipas autoriteteve, viktima ka pësuar lëndime të rënda në krah dhe në këmbë.