Vajza e artë e Kosovës, xhudistja Nora Gjakova ka tejkaluar plotësisht sfidën e lëndimit.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili ka njoftuar se Nora Gjakova pas rikuperimit nga lëndimi ka fituar medaljen e artë në “Panamerican Open”, në Peru, që ishte gara e fundit kualifikuese për Paris.
Kuka poashtu njoftoi se Nora ka fituar 100 pikë, duke bërë kështu që të përmirësojë renditjen për Lojërat Olimpike, shkruan Klankosova.tv
Ndryshe, në Peru garoi edhe Dëbora Gjakova, e cila mori medaljen e argjendtë.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.