Christopher Nolan ka folur për deklaratën e Martin Scorseset që kinemaja duhet shpëtuar nga franshizat me superheronj, filma vazhdues dhe ribërjeve.
Në një intervistë të fundit për GQ, regjisori i madh amerikan, ka sugjeruar që filma të tillë janë “rrezik për kulturën tonë…sepse do të ketë gjenerata që tani mendojnë që filmat janë vetëm të tillë – që ata janë filma”.
Mirëpo Nolani ka thënë që ka vend për të dyja, edhe për përmbajtje origjinale edhe për filma me superheronj.
“Ekziston gjithmonë një ekuilibër në Hollivud mes filmave etabluar që mund të sigurojnë fitim për nga audienca dhe t’u japin njerëzve më shumë nga ajo që duan, kjo ka qenë gjithnjë pjesë e madhe e ekonomisë së Hollivudit”, ka thënë ai për AP.
“Dhe kjo shpaguhet shumë për llojet tjera të filmave që bëhen dhe distribuohen”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.