Liam Gallagher ka thënë që vëllai i tij, Noel Gallagher, e ka refuzuar ofertën për t’u bërë pjesë e turneut “Definitely Maybe”.
Gallagher njoftoi dje që do ta festonte 30-vjetorin e albumit debutues të bendit të tyre, Oasis, “Definitely Maybe”.
“Ai është pyetur, dhe ka refuzuar” është përgjigjur Gallagher në Twitter ndaj pyetjes së një fanseje nëse Noeli do të jetë pjesë e këtij turneu.
Vëllezërit Gallagher njihen për përplasjes e tyre që ka bërë që disa herë të bashkohen dhe të ndahen muzikalisht.
https://www.youtube.com/watch?v=gMoEYGsSR2U
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.