Sulmuesi i Noa Lang ka pësuar lëndim të rëndë në ndeshjen e mbrëmshme në Anfield, pasi u përplas me tabelat reklamuese pranë vijës anësore.
Sipas mediave angleze, lojtari pësoi një prerje të thellë në dorë, konkretisht në gishtin e madh, duke shkaktuar gjakderdhje të madhe dhe panik në fushë. Ai mori menjëherë ndihmën e stafit mjekësor dhe u largua me barelë drejt spitalit për trajtim të specializuar.
Raportimet fillestare tregojnë se bëhet fjalë për një lëndim serioz që mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa periudha e mungesës pritet të jetë disa javë, në varësi të rikuperimit.
Nga kampi i Galatasaray kanë konfirmuar se gjendja e lojtarit është nën kontroll, por lëndimi mbetet shqetësues në këtë fazë të sezonit.
Lang pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera për të përcaktuar saktësisht shkallën e lëndimit dhe kohën e rikthimit në fushë./Klankosova.tv

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.