Në 12-të artistë të vendeve të ndryshme të botës që po udhëtojnë në Afrikë në emër të shkëmbimit të kulturave dhe eksplorimit kulturor të kontinentit, është edhe një kosovare.
Yllka Lota është aktorja e Teatrit Profesional të Gjakovës “Hadi Shehu”, dhe është ndër të vetmit emra shqip që janë bërë pjesë e Karavanit Artistik Afrikan, përmes të cilit synohet udhëtimi nëpër 10-të shtetet e Afrikës, me mision ndërtimin e paqes dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
https://www.instagram.com/p/Bquk0zlnQcp/
https://www.instagram.com/p/BudsO4jnpWb/
Karavani i Artit po ashtu ka për qëllim që të ndërtojë rrjet global artistik dhe të krijojë ngjarje artistike duke i shkëmbyer kulturat e ndryshme.
https://www.instagram.com/p/BqSVtQ1HDgn/
https://www.instagram.com/p/But87m4Hvur/
Lota madje është e vetmja artiste nga Ballkani Perëndimor që i është bashkuar këtij karavani me mision interesant, tash e shtatë muaj.
Në disa vende Afrikane që ka vizituar, ajo ka dhënë edhe shfaqje artistike ndërsa me banorët vendas ka shkëmbyer edhe të që përfaqëson, kulturën Ballkanike dhe atë shqiptare. /Klankosova.tv
https://www.instagram.com/p/BvFiMK_nN_M/
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.