Një vogëlushe nga Texas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është lindur “dy herë”, për shkak se është nxjerrë nga barku i nënës së saj rreth 20 minuta, për t’iu nënshtruar një operacioni që ia ka shpëtuar jetën, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Në javën e 16-të të shtatzënisë, Margaret Hawkins Boemer, e kishte zbuluar se vajza e saj Lynlee Hope, kishte një tumor në shpinë.
Ky çrregullim, po rrezikonte që foshnjës t’i ndalonte së rrahuri zemra për shkak se gjaku mund të ndalonte së qarkulluari.
Bebja Lynlee, ishte vetëm 0.53 kilogramë kur kirurgët e nxorën nga mitra. Me këtë operacion, bebes i është shpëtuar jeta ndërsa tani ajo është shëndosh e mirë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.