Kur ajo kishte lindur, tërë madhësia e këmbës së saj ishte sa një gisht i dorës dhe nuk peshonte më shumë se një spec.
Nëntë muaj më vonë, bebja më e vogël në botë me emrin Emilia Grabarczyk, i ka tejkaluar pritjet e mjekëve dhe ka bërë hapa gjigand në rritjen e saj.
E lindur në Witten, në perëndim të Gjermanisë, ajo ishte vetëm 22 cm e gjatë dhe peshonte vetëm 226 gramë.
Mirëpo, vajza e vogël doli të jetë një luftëtare e vërtetë pasi që i ka habitur të gjithë me progresin që e ka bërë.
Tani ajo peshon tri kilogramë dhe ka një peshë normale për një të porsalindur.
Mjekët kanë thënë se kjo mund të jetë bebja me peshën më të vogël që është lindur ndonjëherë dhe ka mbijetuar.
Më parë, rekordin për beben më të vogël e mbante Rumaisa Rahman, e cila kishte lindur në Universitetin Loyola në Chicago të SHBA-ve, kur nëna e saj ishte vetëm 25 javëshe shtatzënë.
Kur ajo kishte lindur, ishte vetëm 300 gramë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.