Një njeri nga Bangladeshi ndryshe i quajtur si “njeri-pemë” është shtrirë në spital, për shkak të lythave që rriten në duar dhe në këmbët e tij.
Abul Bajandar nga qyteti Khulna në Bangladesh, që shtatë vjet vuan nga një sëmundje e quajtur “Epidermodysplasia Verruciformis” – që është një çrregullim i rrallë i lëkurës, transmeton Klan Kosova.
Doktorët nga spitali Dhaka Medical Colelge, për shëndetin e tij kanë formuar një bord mjekësor të ekpertëve.
Ky nuk është rasti i parë në botë, kur një njeri ka një çrregullim të tillë në lëkurë.
Sipas medieve lokale, “njeriu-pemë” Dede Koswara nga Indonezia ka ndërruar jetë sot, mirëpo sipas tyre deformimi i lëkurës nuk ishte shkaku i vdekjes së tij.
Bota u njoh me Koswara në vitin 2008, kur Discovery Channel publikoi gjendjen e tij.
Në storien e përgatitur nga ky televizon, Koswara, ishte kthyer në shtëpi pas një operacioni ku mjekët i’a kishin larguar gjashtë kilogramë lythe nga trupi i tij.
Një mjek amerikan më herët kishte thënë se këto lytha ishin si rezultat i virusit “Human Pappiloma Virus (HPV)”.
Ai për herë të parë i kishte vënë re lythat pasi kishte prerë gjurin kur ishte adoleshent.
Ishte pikërisht gjendja e tij që e la pa punë dhe të gjithë fqinjët e kishin shmangur pasi kishin parë se si dukej.
Në atë kohë mjekët thonin që nëse ai do të dukej si gjithë njerëzit e tjerë atëherë do i duhet t’i nënshtrohet dy operacioneve në vit.
Më herët, Koswara, që të mbijetonte ishte detyruar që të i’u bashkohet një cirku në Bandung.
Mirëpo kur rasti i tij ishte publikuar në Discovery Channel, shumë persona kishin filluar të jepnin donacione në mënyrë që ai të fillonte mjekimin.
Kujdes pamjet janë të rënda
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.