Lajmet e fundit

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë që ndodhën pak më parë në qendër të Podujevës.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla për Klankosova.tv bëri të ditur se njëri prej të plagosurve ka hyrë në sallë të operimit
“Është duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe neurokirurgjisë”, thuhet në konfirmim.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se për vizitë tek të plagosurit ka shkuar Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/shkon-ne-kater-numri-i-te-plagosurve-ne-podujeve-kjo-eshte-gjendja-e-tyre/