Hipertensioni ose presioni i lartë i gjakut, është një gjendje e rëndë shëndetësore që kërkon menaxhim të kujdesshëm për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe komplikimeve të tjera. Shumë njerëz me hipertension i drejtohen suplementeve dietike në përpjekje për të përmirësuar shëndetin e tyre të përgjithshëm. Megjithatë, është e rëndësishme të kihet parasysh se disa suplemente mund të ndikojnë negativisht në presionin e gjakut.
Një shtesë e tillë është çaji jeshil në formë ekstrakti. Megjithëse çaji jeshil është i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe përfitimet e mundshme shëndetësore, konsumimi i ekstraktit të tij mund të përbëjë rrezik për njerëzit me presion të lartë të gjakut.
Ekstrakti i çajit jeshil shpesh përmban nivele të përqendruara të kafeinës, e cila mund të rrisë presionin e gjakut tek individët e ndjeshëm. Marrja e tepërt e kafeinës shoqërohet me rritje të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, gjë që mund të jetë veçanërisht problematike për njerëzit me hipertension ose sëmundje të zemrës, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Doza të larta të ekstraktit të çajit jeshil mund të lidhen me toksicitetin e mëlçisë Sipas Kubanych Takyrbashev, një mjek dhe konsulent shëndetësor dhe mirëqenie, ekstrakti i çajit jeshil është i pasur me katekina dhe antioksidantë me përfitime të mundshme shëndetësore. Megjithatë, në doza të larta, suplementet e ekstraktit të çajit jeshil janë lidhur me toksicitetin e mëlçisë dhe, në disa individë, me rritjen e presionit të gjakut.
Për më tepër, doza të larta të ekstraktit të çajit jeshil mund të shoqërohen me toksicitetin e mëlçisë, duke theksuar më tej nevojën për kujdes gjatë konsumimit të tij. Mëlçia luan një rol kyç në rregullimin e presionit të gjakut dhe dëmtimi i këtij organi mund ta vështirësojë kontrollin e hipertensionit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.