Lajmet e fundit

Shenjat e renditura më poshtë, pasqyrojnë më së miri ata të cilët bëjnë më së shumti zhurmë nëse dikush provon t'i tradhëtojë.
Disa mund të bëhen sikur nuk ka ndodhur asgjë, mirëpo disa, partnerit të tyre të pabesë nuk i japin më asnjë shans, transmeton Klan Kosova.
Dashi
Deshtë shumë vështirë do të shkelin krenarinë vetjake, mirëpo nëse mësojnë që dikush i ka tradhtuar, pikërisht për shkak të kësaj krenarie do të fillojnë të planifikojnë hakmarrjen – në qetësi, natyrisht, mirëpo një herë kur fillojnë me sjelljen hakmarrëse, bëjnë kaos gjithkah rreth vetes.
Akrepi
Nëse e tradhtoni Akrepin, më mirë është që menjëherë t’itregoni vetë, sepse nëse e mëson nga ndokush tjetër, ju pret periudhë shumë helmuese në jetë.
Shigjetari
Personat e kësaj shenje përpiqen t’i mbajnë gjithë penjtë në jetën e tyre, mirëpo nëse mësojnë që diçka nuk është siç duhet, krejtësisht e humbin durimin. Tradhtia është njëra ndër situatat në të cilën Shigjetari humb plotësisht durimin.
Luani
Nëse mëson për tradhtinë, Luani të njëjtin çast i paketon gjërat e veta dhe e braktis personin i cili nuk i ka ndenjur besnik. Atëherë nis drama dhe sjellja e pamëshirshme, mirëpo Luani gjithsesi do të ruajë intimen e vet nga sytë e të tjerëve. Luanët nuk duan që të tjerët të dinë për problemet e tyre. Prandaj do të veprojnë mjaft qetë në mënyrë që tjerët të mos dëgjojnë, mirëpo edhe mjaft zëshëm që të dëgjojë ai që duhet, shkruan almakos, njofton Klan Kosova.