Tak tak.
Erdhi shtatori.
Me të, kualifikimet për Kupën e Botës. Kosova, kishte një grup, relativisht të vështirë, relativisht të lehtë. Zvicrën me përvojë, Suedinë me histori, Slloveninë me disiplinë.
Ndeshja e parë për Dardanët ishte horror. Një disfatë 4-0 në Bazel nga Zvicra. Kapiteni Amir Rrahmani u lëndua, dhe u duk sikur edhe një tregim u mbyll keq, ende pa nisur mirë.
Në takimin e dytë, si nikoqirë të Suedisë, Dardanët bënë bujë në botë kur morën fitoren 2-0 me dy kundërsulme vrastare.
Tak tak.
Erdhi tetori. Gjatë rrugës, sërish një ngecje e vogël. Në “Fadil Vokrri” ku mundën suedezët, Dardanët nuk arritën më shumë se një barazim pa gola ndaj Sllovenisë.
Në udhëtimin në Suedi, ata ia nënshkruan kapitullimin kombëtares gjigante, duke ia marrë sërish tri pikë me fitoren minimale prej 0-1.
Tak tak.
Nëntori, ky muaj historik për shqiptarët.
Kur kosovarëve iu duhej vetëm një pikë për të siguruar për herë të parë në histori Playoff-in për Kupën e Botës, Fisnik Asllani, që kishte bërë golin e fitores ndaj suedezëve, sërish doli në pah, dhe shënoi njërin prej dy golave të fitores ndaj Sllovenisë.
U nis me katër gola të pranuar, zero të shënuar, e asnjë pikë. Një xhiro para fundit, u mbyll me Playoff-in e parë të Botërorit në histori, e me dhjetë pikë në xhep.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.