Juventus po synon të përforcojë skuadrën e të rinjve me talentin 15-vjeçar Gianfilippo Materazzi, kontrata e të cilit me Lazio po skadon.
Për anësorin e lindur në 2009 – nip i legjendës së Interit, Marco Materazzi – interesimi është i gjerë.
Sipas Sportmediaset, edhe Inter dhe Milan janë futur në garë, duke krijuar një betejë të vërtetë merkatoje mes tre gjigantëve italianë.
Juventusi synon ta përfshijë Materazzin në ekipin e të rinjve sezonin e ardhshëm, si pjesë e investimit në talentet e reja, dhe mbiemri i tij e bën marrëveshjen edhe më intriguese. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.