Një seri e bisedimeve ndërmjet Napolit dhe Manchester United është realizuar për transferimin e Rasmus Hojlundit.
Marrëveshja thuhet të përfshijë huazimin e lojtarit me obligim blerje për 45 milionë eurosh në fund të sezonit.
Ende asgjë s'është zyrtare, mirëpo duket që energjia është pozitive për realizimin e kësaj marrëveshje.
Kujtojmë që Hojlundi ishte lidhur po ashtu ngushtë me skuadrën e Milanit disa javë më parë, me Italinë që duket destinacioni i ardhshëm.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.