Filmi i shkurtër artistik “THIRRJA” në regji të Mirak Zymberaj dhe skenar te Mentor Zymberaj përzgjidhet të marrë pjese në një Festival të rëndësishëm të filmit të shkurtër artistik në botë - Aleksandria Short Film Festival ne Egjipt.
Filmi “Thirrja” u selektua në Festivalin “In Palace International Short Film Festival”, që poashtu i takon kategorisë më të lartë artistike të kualifikimeve për Oskar.
“Thirrja” mori edhe çmimin e dytë të Festivalit “Green Montenegro International Festival 2024” të cilin e fitoi regjisori i filmit Mirak Zymberaj.
Filmi THIRRJA realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT do te vazhdoj rrugëtimin artistik edhe në Festivale tjera me renome botërore.
Ne film moren pjese aktoret: Mentor Zymberaj, Albina Osmani, Miran Zymberaj, Art Pasha; DOP Blerim Gjinovci, Montazha Ermal Duli, Muzika Memli Kelmendi; Skenografia Zeni Ballazhi, Kostumet Mrike Zymberaj& Monda Beqiri; Audio Muha Veseli; Color Joni Mithi&Lorena Sopi, Fotograf Dardan Kabashi; Asistent Regjie Granit Dragaj; Skenari Mentor Zymberaj; Regjisor Mirak Zymberaj. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.