Baris Alper Yilmaz nuk është paraqitur në qendrën sportive të Galatasaryit në tre ditët e fundit. Shkak i këtij bojkoti është bërë oferta e majme që reprezentuesi i Turqisë ka marrë nga Arabia Saudite.
Ka qenë klubi NEOM SC, që i ka ofruar 9 milionë euro në sezon 25 vjeçarit me një kontratë 4 vjeçare. 35 milionë euro plus 5 bonuse ka qenë oferta që klubi saudit i ka bërë kampionit të Turqisë. Galatasaray e ka refuzuar këtë ofertë duke pretenduar 60 milionë euro nga shitja e BAY, pasi që obligohet të kompensojë me 20% të kartonit ish-klubin e lojtarit, Keçiogrengucum raporton Klankosova.tv.
Ka pasur një reagim edhe menaxheri i lojtarit që akuzoi klubin verdhë e kuq për mos mbajtjen e premtimeve lidhur me një largim potencial.
Baris Alper ka bërë një super nisje të sezonit duke shënuar 3 gola në 2 ndeshjet e para të Superligës turke. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.