Një person është gjetur i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:37, në rrugën Gjilan - Kamenicë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për Klankosova.tv se është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
"Prokurori i shetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion", tha ai për Klankosova.tv
Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se viktima ishte shpallur i zhdukur që një kohë.
Dyshohet se vdekja ishte aksidentale/ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.