Lajmet e fundit

“Sot rreth orës 13:40, Policia është njoftuar nga QKMF-Klinë se një person është i lënduar. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Rugova.Sipas tij, në vendin e ngjarjes është kuptuar se personi i lënduar ka rënë nga një shtyllë elektrike.
“Atje është kuptuar se personi i lënduar ka rënë nga shtylla elektrike”, ka thënë ai.Rugova bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
“I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, u shpreh ai për Klankosova.tv.Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.