E mërkura në Artmotion zbardhet me një sfidë shumë interesante nga NBA. Në palestrën mitike "Madison Square Garden", New Yorku që po lufton për të arritur pozitën e 10-të në konferencën lindore, pret Atlantan që e mbanë pikërisht këtë vend.
Një nga ndeshjet më të luajtura të historisë së NBA, do të zhvillohet për të katërtën herë për këtë sezon. Dhe është interesante se që nga 11 marsi i vitit 2020, New York nuk ka arritur të fitoj ndaj Atlanta Hawks duke bërë që "Sokolët" të shkojnë në shtatë fitore rresht.
Knicks për momentin rënditen në vendin e 12-të me 30 fitore e 41 humbje ndërsa Haëks janë në vendin e 10 me seri prej 35 fitore e 36 humbje.
A do të ndalet hovi i Atlantas apo do të vazhdoj dominimi, këtë e mësojmë të mërkurën, me fillim prej orës 00:30, drejtpërdrejt në Art Sport 1.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.