Golë, dramë, emocion, e fitore ju sjell sërish sonte platforma kryesore shqiptare Art Motion!
Nga ora 19:00, rivaliteti vendor i basketbollit kthehet në vëmendje me ndeshjen e katërt gjysmëfinale të ProCredit Superligës, ku Peja takohet me Bashkimin.
Fituesi do përballet me Trepçën e cila fitoi dje nga Sigal Prishtina me rezultat 3:1.
Aktualisht rezultati i gjysmëfinalistëve është 2:1 në të mirë të prizrenasve, njofton Klankosova.tv.
A do arrijnë prizrenasit të sigurojnë finalen, ndiqeni direkt sonte nga palestra "Karagaçi" në kanalin Sport1, me komentim nga Kujtesa.
Por spektakli nuk ndalet këtu - ora e njëjtë (21:00) ju bashkon sonte me pesë ndeshje të forta evropiane që pritet të ndezin ekranin.
Në kuadër të Conference League, Djurgarden do të presë Chelsean në një përballje që transmetohet poashtu në kanalin e parë (S1) të platformës televizive Art Motion, me komentim nga Lirim Peci.
Në të njëjtën kohë, në Sport 2, do të zhvillohet ndeshja mes Tottenham dhe Bodo/Glimt në Europa League, me komentim nga Andin Lokaj.
Njëherësh, Real Betis përballet me Fiorentinën, në Sport 3, një sfidë tjetër e Conference League, që do të përcillet me komentim nga Andi Shabani.
Ndërsa për adhuruesit e futbollit anglez dhe spanjoll, RTK do të transmetojë drejtpërdrejt përballjen e shumëpritur mes Athletic Bilbaos dhe Manchester United, gjithashtu në ora 21:00./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.