Lajmet e fundit

Një futbolliste e njohur pretendon se një lojtar i martuar i Premier League u përpoq ta përdhunonte atë në momentin kur ajo e dehur kishte kaluar në dhomën e tij të hotelit.
Alexandra Nord, e cila dikur ishte sulmuese për skuadrën britanike QPR Ladies, tha se u zgjua në mëngjes duke gjetur lojtarin ndërkombëtar të zhveshur dhe të shtrirë në krye të saj duke hequr trikot dhe mbathjet, njofton Klan Kosova.
Suedezja Alexandra e cila ka 25 vjet, tha se nuk e kuptonte se si futbollisti i njohur hoqi gjithë rrobat e saj.
Ajo pohon se gjëja e parë që kishte menduar ishte zemërimi dhe turpi, pasi ajo deklaroi se kishte frikën nëse ishte vet ajo që kishte pranuar diçka të tillë.
Alexandra, e cila nuk e ka emëruar futbollistin, tha se ndërsa ajo nuk mund të mbante mend gjithçka pohoi se e dinte që ajo nuk kishte pranuar seksin.