Lajmet e fundit

Një këmbësor ka mbetur i lënduar pas një aksidenti të ndodhur sot rreth orës 11:20 në rrugën "Arbnor dhe Astrit Dehari" në Prishtinë.
Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale në Prishtinë.
"Këmbësori është dërguar për tretman mjekësor", tha Ahmeti.
Tutje Ahmeti tregoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor. /Klankosova.tv