Chelsea është aktualisht në formë të shkëlqyer dhe po jep rezultate të forta, por rezulton se ka pasur probleme të brendshme në klub - probleme që, për fat të mirë, tani po zgjidhen.
Sipas Matt Law, një punonjëse e Chelseat është deklaruar fajtor për mashtrimin e klubit me më shumë se 200,000 funte, transmeton Klankosova.tv
Walsh, e cila shërbeu si asistente menaxhere financiare te Chelsea, pranoi se kishte abuzuar në mënyrë të pandershme me pozicionin e saj për të përfituar 208,521.65 £. Veprat penale ndodhën midis 8 qershorit 2019 dhe 23 tetorit 2023.
Pronarët e rinj të Chelseat, të cilët morën kontrollin e klubit në vitin 2022, kanë kërkuar ndërtimin e një stadiumi të ri, por pengesa të konsiderueshme qëndrojnë në rrugën e tij dhe projekti po bëhet gjithnjë e më jorealist . /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.