Skuadra e Ferizajit e hodhi një hap shumë të madh drejt mbijetesës në Superligë.
Ka mjaftuar goli i Abdeen Abdul i realizuar katër minuta pasi nisi pjesa e dytë, qê Feronikeli'74 të mposhtet në Drenas, njofton Klankosova.tv.
Me këtë triumf "Ujqit" kanë shkuar në kuotën e 38 pikëve, plot tetë më shumë se Llapi që gjendet në pozitën e nëntë që dërgon në Ligën e Parë dhe shtatë më shumë se Suhareka që aktualisht gjendet te zona e barazhit.
Në takimin tjetër të zhvilluar sot, Ballkani ka fituar thellë kundër Dukagjinit në Klinë, duke e mposhtë 0-5.
https://www.youtube.com/watch?v=HrNOt6457fw
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.