Largimi i mbeturinave në hapësirat e QKUK-së tashmë ka filluar.
Vetëm një ditë pas raportimit të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka lidhur me këtë problematikë, punëtorët kanë dalë në terren dhe po merren me zgjidhjen e telashit, transmeton Klankosova.tv.
Për më tepër, në këtë ambient problem për pacientët paraqitet edhe rrjedha e kanalizimit.
E pacientët që kalonin kah kjo zonë kanë deklaruar se kjo gjendje nuk i shkon një qendre spitalore, andaj dhe kërkuan rregullimin e këtij ambienti të jashtëm sikur edhe mirëmbajtjen e tij.
https://klankosova.tv/kanalizim-dhe-plot-mbeturina-midis-qkuk-se-per-gjendjen-ankohen-pacientet-video/●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.