Deputetja Blerta Deliu-Kodra ka pirë këtë javë kafe me PRIVE-në.
Ajo ka zbuluar rëndësinë që ka ky “ritual” për të dhe se me kë dhe ku preferon ta shijojë atë.
“Për mu, pjesa më e bukur e ditës është mëngjesi, e sidomos kur është ditë me diell e pak ma pozitive, e nisi me shumë kënaqësi”, ka zbuluar Deliu-Kodra për PRIVE të Klan Kosovës.
Ajo u ngushtua kur u pyet se cilin ish-lider të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohet në Hagë do ta zgjidhte për të pirë një kafe me të.
“S’e di...kishte me qenë kënaqësi me secilin prej tyre me pasë mundësi, e kam të vështirë sepse në fazat e jetës më ka ndodhë me e pasë fatin e madh me bashkëpunu me ta, me qenë bashkë në rrugëtimin tonë politik, si një e re që më janë hapur dyert, jam falënderuese për jetë, e para Hashim Thaçit që m’i ka hapë dyert në politikë, edhe bacës Jakup asokohe që më ka mirëpritur në kohën kur kam qenë vajzë e re 28-vjeçare, në një parti që kam gjetur gjithçka”.
“Nuk e harroj asnjëherë njerëzinë e Kadri Veselit ,nëse dikush shquhet për njerëzinë e pashoq, për modestinë e pashoq, është absolutisht Kadri Veseli”.
https://www.youtube.com/watch?v=rDPdymVcNGo
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.