Një person në Podujevë ka raportuar se është rrahur nga dy punëtorë të një servisi veturash, ku e kishte dërguar veturën e tij për raprimin e disa pjesëve.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se dy të dyshurit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.
"Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa e ka dërguar veturën e tij në servis për të riparuar disa pjesë, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy punëtorë te servisit-të dyshuarit meshkuj kosovar, të cilët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.